Sylejman Krasniqi

Sylejman Krasniqi: Organizata e Pensionistëve të Prishtinës keqpërdorë fondin e saj modest

          Ka gati një vit që u zgjodh kryesia e Shoqatës së Pensionistëve të bashkësisë së  XV  lokale të  “Arbërisë”.  Dhe, si  zakonisht, kryesia e vjetër ia paraqiti kryesisë së re rezultatet e arritura por edhe problemet të cilat mbeten për tu zgjidhur  në mandatin vijues. Ndër materialet e vitit të shkuar ishte  edhe  “Raporti i gjendjes finaciare, të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2016” e i nënshkruar nga  kryetari i Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës,  Shaip Vitija. Nga kureshtja, kryesia e re e shoqatës, filloj ta analizoj dhe ta përimtoj këtë raport finaciar. Dhe, për habinë tonë, aty nuk gjetëm raport financiar të nivelit të pensionistëve por  një raport  të një shoqërie  apo të një klani fitimprurës i cili i harxhon paratë pa kurrfarë kriteri.

          Nga habia e këtyre të gjeturave e konsultuam ish- kryetarin e  Shoqatës e  pensionistëv të “Arbërisë” për këtë raport financiar me shqetësimin tonë se si  ka mundur që Kuvendi i Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës  ta miratoj një raport të tillë finaciar? Si ka mundur që Këshilli Mbikëqyrës ta kaloj pa vërejtje raportin e tillë? Si është e mundur që këtij raporti të mos i bëhet asnjë vërejtje në Kuvendin e Pensionistëve? Por ish-kryetari i shoqatës na bëri edhe më të habitur kur tha se ky raport fare nuk iu ka paraqitë kuvendit për diskutim dhe miratim.

        Nga një analizë që ia kemi bërë ne këti raporti del se këtu nuk kemi të bëjmë me buxhet dhe harxhime të pensionistëve por me një firmë private e cila shpërndanë lekë:  për rroga të “majme”,  për reprezentacion, për shujta të nxehta e pije dhe për shëtitje me taxi për klanin e tyre pensional. Kur dihet se të hyrat në buxhetin e pensionistëve janë vetëm nga qiramarrja për disa lokale (pronë të Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës) të cilat janë dhënë me qira nga kio Organizatë.

        Këto që i thamë deri tani  po i konkretizojmë me të dhëna nga raporti financiar zyrtar:

        Është për tu habitur se si një Organizatë e Pensionistëve e cila nuk është organizatë prodhuese e as fitimprurëse dhe me të hyra deri në 35.000 euro në vit  i mbanë me rroga 6 punëtorë. Dhe nga ato të hyra diku rreth 85% të tyre shkojnë vetëm për rroga dhe përfitime të llojeve të ndryshme për personelin e punësuar aty. Kur dihet se një ndërmarrje private, prodhuese ose shërbyese, me 6 punëtorë me të njejtin nivel të pagave ( bile edhe më të vogla) do të kishte të ardhura deri në qindra-mijëra  euro në vit  dhe nuk do të kishte lluksin për të shpenzua reprezentacion e as t’i shëtiste me taxi punëtorët e vetë, e besa, as vetë pronarin.

        Nga mjetet e shpenzuara 100% për vitin 2016 prej tyre 82,3% janë harxhue për rroga, shujta të ngrohta, mëditje,reprezantacion, taxi, mëditje zyrtare e tjera të ngjajshme, kurse për ndihma për pensionista janë dhënë vetëm 1,18%.

        Duke e analizuar këtë raport financiar zyrtar shihet qartazi se janë shkelë me të dyja këmbët nenet e statutit të Organizatës komunale të Pensionistëve të Prishtinës. Kemi parasysh neni 7 paragrafin  1 dhe 3 dhe nenin 9 me paragrafët 1, 2 dhe 3 të po këti statuti. Ja çka thonë paragrafet  1  dhe 3 i nenit të 7-të të statutit të kësaj organizatre: Paragrafi 1. “ Organizata është humanitare, joqeveritare dhe joprofitabile. Ajo nuk ndanë profite, përveç kompenzimit për punë të kryera për Organizatën” , kurse paragrafi 3. “Pasuria financiare, të ardhurat e Oraganizatës do të përdorën për t’i mbështetur qëllimet joprofitabile të Organizatës. Ato nuk do të përdoren ekskluzivisht për beneficione të veçanta individuale, qoftë në mënyrë dirkte apo indirkte, as për themeluesit, punëtorët ose anëtarët tjerë të Organizatës, e askënd.”

         Në një bisedë që patëm me kryetarin e Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës për këto shpenzime të tepërta, sipas nesh, ai na tha se të gjitha këto janë sipas statutit dhe regullores në fuqi. E në statut nuk e gjetëm  askund asnjë fjalë për shujta të nxehta, për mëditje, për reprezentacion e më së paku për përdorimin e taxi-të për aktivitete të pensionistëve. Në statut gjetëm në shumë nene dhe paragrafe ku përmenden ndihmat humanitare për pensionistët në nevojë, por këta nevojtarë nuk i gjetëm askund në raportin financiar. I gjetëm në një vend me 1.18%  në përpjestim me shpenzimet e vitit. Kjo e dhënë si ndihmë një pensionisti është bërë vetëm sa për sy e faqe dhe sa për mos t’u bërë gazi i botës.

          Për të gjitha këto vërejtje tona e informuam me shkrim Këshillit Mbikëqyrës në mënyrë që të rishikoj edhe një herë këtë raport financiar të Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës. Nga Këshilli nuk morrëm përgjigje për pikat kryesore në të cilat është keqpërdorë shpërndarja e mjeteve.

          Nuk e di se në kompetencë të kujt është që të mbikëqyrë këtë  Organizatë të Pensionistëve, por është e domosdoshme që të mirret auditi shoqëror me këtë raport financiar, në mënyrë që të vendoset rregulli njëherë e mirë në Organizatën e Pensonistëve të Prishtinës.

         Më 2 dhjetor 2017 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …