leoni

Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj: Kur drejtësia bëhet mallkim

Ligji i mirëfilltë, e mban balancën e gjithë diversitetit së një vendi, duke e përjashtuar eskalimin e situatave në ekstremitete të formave të ndryshme.

Prandaj, çdo ligj i cili i veçon qytetarët mbi bazën politike, etnike, fetare, gjinore, sociale apo tjetër, atëherë legjitimiteti dhe drejtësia në përgjithësi është selektive sepse se ka parim meritokracinë. Si rezultat i kësaj, edhe të mirat selektive bëhen të dëmshme dhe ngjallin urrejtje e përçarje ndërmjet popullit.

Kështu, anashkalimi i së drejtës së shumicës për shkak të disa personave apo grupeve, zgjon tendenca korruptive të nivelit që sot ballafaqohet shoqëria jonë. Ky nivel i korrupcionit është shndërruar në thikë me dy tehe, dhe po vret pa mëshirë çdo tentativë për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

Kjo mungesë balanci vjen si shkak i një ligji grabitqar, që e jetësojmë çdo ditë. Njerëzit po zotërohen dhe kontrollohen si mjete. Në këtë mënyrë po bëhen përfitime marramendëse nga njerëz që paranë e shohin në radhë të parë e pastaj problemet e njerëzve që do duhej ti zgjidhnin. Ky është çmimi që qytetarët po e paguajnë tash e sa vite.

Për fund, është esenciale ta kuptojmë që mungesa e drejtësisë shtetërore, i ka gatuar shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Kështu, po largohen shumë të rinj në kërkim të një pune ku ka integritet, shumë të tjerë bëjnë vetëgjyqësi duke vrarë të tjerët e më pas edhe duke u vetëvra. Kjo gjendje e ka sjellë destabilitetin shoqëror, edhe po e kërcënon seriozisht Kosovën si shtet në nivel rajonal e atë ndërkombëtar.

 

25/07/2018

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …