Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Mos të rrezikohet mirëqenia e zjarrfikësve në Kosovë

Zjarrfikësit krahas punës së rrezikshme profesionale që e bëjnë, ata kanë një profesion krejtësisht human dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre. Edhe pse me kushte të këqija të punës dhe me paga jo të kënaqshme, ata kryen punën e tyre me dinjitet dhe nder. Qeveria dhe shteti i Kosovës, në vend që t’iu del në ndihmë zjarrfikësve në këto kohë të vështira ekonomike, merr vendim pa asnjë arsye, që të mos ju ekzekutohet paga e fundit, duke rrezikuar mirëqenien për ta dhe familjet e tyre. Veprimet e tilla me të drejtë shkaktojnë indinjatë dhe revoltë te kjo kategori e të punësuarve.  Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …