Takimi i deputetëve Ademi dhe Milloshoski me kolegët e tyre nga Republika e Çekisë

Takimi i deputetëve Ademi dhe Milloshoski me kolegët e tyre nga Republika e
Çekisë

Kryetarët e komisioneve për Punë të Jashtme dhe për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonijo Milloshoski dhe Arbër Ademi, sot kanë realizuar takim të përbashkët me deputetët nga Republika e Çekisë, Marek Zhenishek, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Ondrzhej Beneshik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë, si mbështetëse e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe procesit të eurointegrimeve të vendit tonë.
Në të njëjtën kohë, u shpreh shpresa për përfundimin e skriningut deri në fund të këtij viti dhe për rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në BE, si dhe për tejkalimin e pengesave, pas disa vitesh pritje vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE.
Bashkëbiseduesit iu referuan veçanërisht zhvillimeve në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen dhe ndihmën nga Maqedonia e Veriut dhe dënimin e agresionit rus.
7.02.2023

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …