Takimi i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn shtyer për në ora 16:00

Takimi i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn është shtyer për në ora 16:00

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme pritet të vizitojë Kosovën. Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ishte paraparë që të zhvillojnë një takim në ora 13:15 gjatë ditës së sotme, mirëpo ky takim është shtyrë për në ora 16:00, njofton zyra e Presidencës. Ndryshe, Hahn gjendet aktualisht në Beograd ku do të takohet me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para nisjes për në Prishtinë. Arsyeja e vizitës së komisionerit të BE-së, ka të bëj me vendosjen e taksës së Kosovës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës. Po ashtu, është bërë e ditur se Hahn përveç Thaçit, ai do të bisedojë edhe me krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës si dhe me partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …