Ministrja Xhaçka

Takimi i përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 nëntor në Elbasan, dhe jo në Durrës

Takimi i përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 nëntor në Elbasan, dhe jo në Durrës sikur ishte  parashikuar më parë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, një muaj më parë, kishte parashikuar se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë të bëhet javën e fundit të nëntorit në Durrës. Ajo tha se në këtë mbledhje do të bëhet një rikalim i 86 marrëveshjeve të lidhura deri më tani mes dy vendeve dhe fokus në fushat e tjera të bashkëpunimit. Ministrja Olta Xhaçka tha se të ngrihet një grup pune për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet e reja që do të bëhen në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …