Takimi i Shtabit Operativ Emergjent Komunal në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka takuar Shtabin Operativ Emergjent Komunal. Në këtë takim u diskutua për respektimin e masave nga ISHPK dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme. Shtabi Operativ Emergjent është duke funksionuar dhe bashkëpunimi me Policin dhe Inspektorat është i mirë. Nga QKMF në Deçan u dha raporti se deri me sot bashkëpunimi mes shtabit emergjent, policisë dhe inspektorëve komunal është ne nivelin e duhur. Ne këtë takim u bë e ditur se situata me COVID-19, në komunën e Deçanit vazhdon të jet nën kontroll, deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arrit në 52, prej tyre 22 të shëruar plotësisht. Kurse 30 raste janë akoma aktive. Ne takim doli si rekomandim qe të respektohen me përpikëri masat e dala nga Qeveria dhe ISHPK-ja për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19. Takimi i radhës i Këshillit Operativ Emergjent do të mbahet sipas nevojës dhe situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …