Vetëvendosje dhe LDK, dështuan të arrijnë marrëveshje në javën që e lëmë pas por nuk dihet se kur do të takohen sërish

Takimi mes kryetarëve: Albin Kurti e Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë, ka përfunduar pa rezultat konkret

Takimi mes kryetarëve të Vetevendosjes  dhe LDK-së, Albin Kurti e Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë, ka përfunduar ashtu si edhe takimet paraprake pa ndonjë rezultat konkret. Kryetari i LDK-së,  Isa Mustafa nuk ka pranuar të deklarohet për  mediet pas takimit. Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se takimi do të vazhdojë nesër. Mirëpo nuk ka shpalosur detaje nga takimi i së martës. Sipas burimeve, kësaj here LDK-ja ka  dalë më kërkesa ndaj Vetëvendosjes. LDK-ja  do të përpiqet ta rikthejë në tavolinë të negociatave postin e kryekuvendarit, duke qëndruar edhe më tej në kërkesën për postin e presidentit. Albin Kurti dje ka bërë të ditur emrin e zv.kryeministrit të dytë dhe 5 ministrave. Vetëvendosja ka hequr dorë nga Ministria e Brendshme, por e ka marrë Ministrinë e Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …