Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë

Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë

Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga pasardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimit nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare. Shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e zyrtarizimit të tij për kryetar të Kuvendit. Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë kryetarin e shtetit se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev. Xhaferi takimin e parë e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jens Stoltenberg

Stoltenberg i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen e vendimit për dërgimin e përforcimeve ushtarake, në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë …