Sylejman Selimi

Ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimit i keqësohet gjendja shëndetësore

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, është dërguar në spitalin e Pejës, pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. “Sapo morëm lajmin se gjenerali u dërgua në spitalin rajonal të Pejës. I dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë që të triumfoi drejtësia dhe sa më parë të jetë në mesin e tij familjar!”, ka shkruar Gucati në një postim të tij. “Është e vështirë të shkruaj në këtë mënyrë për bashkëluftëtarin gjeneralin Sylejman Selimi i cili duhej të ishte me fëmijët dhe familjen e tij, jo i dënuar padrejtësisht vetëm e vetëm pse u sakrifikua për liri dhe atdhedashuri. Sapo morëm lajmin se gjenerali u dërgua në spitalin rajonal të Pejës. I dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë që të triumfoi drejtësia dhe sa më parë të jetë në mesin e tij familjar”, ka shkuar Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Marrëveshja mes kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit, e arritur në …