Taulant Balla

Taulant Balla: Asnjë propozim nga “non grata” Sali Berisha nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha i prerë se asnjë propozim nga Sali Berisha nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Lidhur me një  vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë që lidhej me një kërkesë të disa deputetëve dhe që nuk ka lidhje me qëndrimin tonë të qartë të palëkundur dënues ndaj masakrës në Serbrenicë, dua të sqaroj se qëndrimi  ynë ka të bëjë sot dhe përgjithmonë ka të bëjë me faktin dhe vendimin që njëri prej deputetëve në kërkesë quhet Sali Berisha, deputet i pavarur i cili me vendimin që kemi marr është ia papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në kuvendin e Shqipërisë dhe kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo gjë që vjen me firmën e tij”, tha Balla. Ai sërish e shpalli të përjashtuar Berishën në lidhje me negociatat për emrin e presidentit të ri. Deputeti  Sali Berisha është i shpallur  ‘non grata’ nga SHBA për vepra të mëdha korruptive minim të demokracisë, sa herë të depozitohen kërkesa propozime do të rrëzohen, sa i përket Srebrenicës ky do të jetë qëndrim i qartë i Shqipërisë. Shqipëria i ka mbajtur t gjitha për këtë çështje, kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë nga një person i shpallur non grata të shpallur nga SHBA që nuk ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e propozuesit”, shtoi Balla.

Ai lajmëroi se nesër ka një mbledhje me grupet parlamentare, ku do të diskutohet për kriteret dhe pse jo edhe me emra konkretë për kreun e ri të shtetit.

Do të kemi takime me grupet parlamentar dhe uroj që opozita të marrë pjesë në takim të dëgjojmë njëri-tjetrin të bëjmë propozime, pse jo edhe emra, dëshira jonë është të kemi një president konsensual. PS prej ditës së parë, kryetari ka qenë i qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Ende nuk ka emra konkretë nga ana e krerëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, të cilët janë përfshirë në negociata.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur fuqishëm kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”, ka thënë, kryeministri, Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …