Taulant Balla

Taulant Balla: Propozimi i Lulzim Bashës nuk merret me pasurinë e politikaneve, nuk me familjarët e tyre

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla  në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit deklaroi se Vettingun e politikës mund ta bëjë vetëm SPAK dhe BKH dhe se kjo është përpjekja e fundit e opozitës  për  të penguar vijimin e reformës në drejtësi. Duke folur për propozimin e Bashës, Balla tha: “Nisma jote Lulzim është e thënë troç politika të autovetojë vetveten, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanet apo disa “kukulla” të zgjedhura prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese, të monitoruara nga BE dhe SHBA”. Sipas Ballës, propozimi i Lulzim Bashës nuk merret me pasurine e politikaneve, nuk merret me familjarët e politikanëve dhe nuk merret me denimin e politikanëve të korruptuar apo te lidhur me krimin.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Më lejoni ti kthej disa përgjigje një juristi mediokër që ndoshta ka ardhur momenti ti kërkojmë edhe diplopmën e universitetit, sepse pretendon të jetë jurist.

Jurist dole sot në hotelin tënd të radhës dhe akuzove Kuvednin se nuk po publikohet në faqen e internetit propozimi yt po aq mediokër sa dhe argumenti që bëre sot. Akuzove Kryetarin e Kuvendit dhe Kuvendin që nuk është botuar në faqen e internetit propozimi yt.

O jurist, o Lulzim. Ka një nen rregullorja e Kuvendit, është nëni 77 për shqyrtimin e nismave ligjore për rishikimin e Kushtetutës. O jurist, O Lulzim e ke depozituar ditën e premte, seanca e parë e Kuvendit është sot nga  dita e premte. Rregullorja thotë  që nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të merret nga jo më pak se 1/5 e antarëve të Kuvendit, Kryetari i Kuvendit njofton Kuvendin në seancën plenare o jurist, o Lulzim më të parë dhe ju shpërndan deputetëve tekstin e pr. ligjit, i cili futet menjëherë në programin e punës së Luvendit. Në orën 10 Kuvendi i Shqipërisë u njoh me propozimin. Në tavolinat përballë karrigëve bosh të juristit Lulzim dhe të deputetëve part time të Kuvendit të Shqiëpërisë të opozitës janë të gjitha kopjet e pr. ligjit të  firmosur nga juristi Lulzim bashkë me deputetët e tjerë dhe prej sot sipas rregullores siç ka ndodhur gjithmonë pas  rivënies së Kuvendit të Shqipërisë në rrugën e rregullores prej shtatorit të vitit të kaluar  menjëherë ky material është i aksesueshëm për qytetarët. O Jurist, o Lulzim je i lutur të ndërpresësh ekspeditat turistike nëpër  hotelet e Shqipërisë. Me sa kuptoj javës tjetër mund të jesh në Vlorë. Vlora ka qenë këtë vit më plot se kurrë ndonjëherë me turistë. Shijoje dhe  ti Vlorën se është më e mirë se Amsterdamipërsa i përket aspektit turistik.

Kjo është përpjekja e fundit për  të penguar vijimin e reformës në drejtësi. Është një trumë ferrash përpara Vettingut të vërtetë të politikës shqiptare. E kemi votuar këtu dy vite më parë sipas nenit 148/dh të Kushtetutës (i cili përcakton që Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme për vepra penale të kryera nga Zyrtarët e Lartë Publik), nenit 75/a (e cila përcakton kompetencat e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” (“ligji i SPAK”) SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë më të gjërë.

Se kush nga shqiptarët do të besojë se unë do të jem i pavarur objektiv në Vettingun tënd apo të Saliut apo anasjelltas. Për mua ti Lulzim në Vetting nuk kalon kurrë. Me çfarë ke ti mbi supe ti, po aq më shumë edhe Saliu. Por nuk mund ta bëj unë Vettingun tënd Sali. Vettingun tim, tëndin, të Ilir Metës, të Edi Ramës e kujdo tjetër mund ta  bëjë vetëm SPAK dhe BKH, sepse bazuar në nenin 9 pika 2 të ligjit të SPAK (e cila përcakton që Prokuroria e Posaçme, në ushtrimin e ndjekjes penale ka kompetencë për të kërkuar nga gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimin e dispozitave të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Ja pra Lulzim është ligj edhe çëhstja e lidhjes së  politikës me elemtë kkriminalë. Me zi pres të të kem përball e të them se ku dalloj unë me ty për të gjithë atë lum akuzash të padrejta që përdore në fund të gushtit

Bazuar në nenin 3 pika 2 të ligjit Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“ligji antimafia”) (e cila përcakton rrethin e subjekteve të lidhur që zotërojnë pronësi në mënyrë të tërthortë ndaj të cilëve zbatohen masat e ligjit antimafia) SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm tek politikanët (siç parashikon propozimi i Bashës), por edhe tek familjarët e tyre.

Është nenin 135 pika 2 (e cila përcakton kompetencën lëndore të Gjykatave të Posaçme për të gjykuar Zyrtarët e Lartë Shtetëror për veprat penale të kryera prej tyre) dhe nenin 148/dh (i cili përcakton që Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme për vepra penale

Nisma jote Lulzim është e thënë troç politika të autovetojë vetveten, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanet apo disa “kukulla” të zgjedhura prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese, të monitoruara nga BE dhe SHBA. Nuk ka nevojë tju kesh përballë për të  kuptuar se çfarë halli keni. Ju mjafton tju dëgjosh dhe e thoni shumë qartë se çfarë halli keni.

Pas muajsh perpjekje per të ndaluar reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK dhe BKH, tani që institucionet kushtetuese që do të kryejnë vetingun e politikes janë gati për teë nisur nga puna, Basha vjen me një propozim, e cila është një përpjekje për të dobësuar kompetencat e SPAK dhe BKH dhe për t’i zevendesuar ato me nje “gjoja” veting.

Ky propozim Lulzim nuk merret me pasurine e politikaneve, nuk merret me familjarët e politikanëve dhe nuk merret me denimin e politikanëve të korruptuar apo te lidhur me krimin. (A. Zh)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …