Taulant Balla

Taulant Balla: Shqipëria i mbështet krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se Shteti i mbështet krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin të cilët janë duke u gjykuar në Hagë. Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë se ka pasur krime kundër njerëzimit janë të padrejta. Duke iu  përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehut, i cili ka përmendur Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, Balla ka thënë se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Martyt. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar vendimin që 14 prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KE-së që është 20. Ne po ecim përpara me rezolutën, ka saktësuat Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …