Brickos

Taulant Balla

Taulant Balla: Spiuni me inicialet I.M nuk është askush tjetër, por ai për të cilin e dinë të gjithë, është vetë Ilir Meta

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar padinë që  Ilir Meta dorëzoi sot në Prokurori për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se të gjithë anëtarët e Autoritetit dhe kryetarja e tij Genta Sula kanë respektin e mbështetjen tonë në punën e tyre. Ai kërkon nga Prokuroria hetim në respektim të ligjit dhe duke respektuar institucionet, ndërsa Metën e pyet se përse nuk kërkon hapjen e dosjes së tij. Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallëzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit, ju sugjeroj miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi! Shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni  me inicialet I.M nuk është askush tjetër, po pikërisht ai për të cilin e di  gjithë Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …