leoni

Të hyrat e Facebook-ut rritën për 50%

Fitimi i pastër i Facebook-ut në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 1,51 miliard dollarë amerikan.

Të hyrat e Facebookut gjatë tremujorit të parë të këtij viti arritën në 5,38 miliard dollarë ose 52% më shumë se një vit më herët, që paraqet fitim tri herë më të lartë se vitin e kaluar në saje të interesimit tv shtuar në sektorin e publikimeve.

Sipas raportit zyrtar të publikuar, fitimi i pastër në tremujorin e parë arriti shifrën në 1,51 miliard dollarë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar fitimi ishte 512 milion dollarë.

Të hyrat nga njoftimet që përbëjnë pjesën më të madhe të fitimit janë ngritur për 56,8 % ose në 5,20 miliard dollarë.

Publikimet në ueb dhe platformat mobile

Të rriturat më të mëdha janë shënuar në njoftimet në pajiset mobile që përbëjnë afro 82% të të të hyrave të përgjithshme të Facebook-ut që krahasuar me vitin e kaluar janë për 9% më të larta.

Kompanitë për publikime tashmë të hollat e tyre të destinuara për marketing, po i zhvendosin nga TV në ueb dhe platformat digjitale, ndërsa Facebook është njëra nga kompanitë që ka më së shumti përfitime.

Në tregun video-mobil, Facebook përballet me një konkurrencë të denjët me Snapchat dhe YouTube. Këto kompani gjithashtu tërheqin miliarda vizitorë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …