Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri krejt i papërgjegjshëm si Xhelal ministri

Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri krejt i papërgjegjshëm si Xhelal ministri

Ministri i Brendshëm i Kurtit, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, dhe se prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Luftë hibride të Vuçiqit, Sveçla e ka cilësuar publikimin e audio-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,  Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe protestën e paralajmëruar të veteranëve të UÇK- së, pasi ata u përjashtuan nga rritja e pagave në Ligjin për veteranët, të cilin e  votuan deputetët e Albin Kurti e Vjosa Osmanit.  Për Xhelal ministrin qenka  e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd, që atje po organizohet kundër Vuçiqit. Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e  Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë, ka shkruar ministri më i papërgjegjshëm dhe më analfabet që ka Qeveria Kurti.  Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri si Xhela që nuk ka përgjegjësinë minimale, qytetare as kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …