Të rinjtë vitias po aftësohen për tregun e punës

Në kuadër të projektit “Your Job” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe që implementohet nga Caritas Kosova në Viti, është duke u zhvilluar trajnimi dy ditorë që ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë. Dorentina Ismajli, përfaqësuese e Caritas Kosova në Viti bëri me dije se ky trajnim, ka filluar dje me aftësimin e të rinjve se si të përgatitën ata për intervista të punës, teknikat e komunikimit, shkrimit të CV-së dhe letrës motivuese. Ndërkaq në ditën e dytë që po mbahet sot, ata do të mësojnë mbi testin për karrierë, tipat e personaliteteve, zhvillimin në karrierë dhe ndërmarrësi dhe praktikat dhe ushtrime të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjet për tregun e punës. Përndryshe ky trajnim është mirëpritur nga të rinjtë vitias të cilët theksoj se më të ata janë më të përgatitur për tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …