leoni

Tërnava: Sivjet namazi i bajramit nuk do të falet në xhami, shmangeni vizitat tradicionale për shkak të pandemisë

Tërnava: Sivjet namazi i Najramit nuk do të falet në asnjë xhami, shmangeni vizitat për shkak të pandemisë

Pas tridhjetë ditë agjërimi, nesër besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Fitër Bajramin. Në vendin tonë, si zakonisht manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, por këtë vit për shkak të masave kundër pandemisë, xhamitë do të jenë të mbyllura. Duke bërë që shumë myslimanë në botë të kenë të pamundur ta shënojnë këtë festë, sipas traditave të zakonshme. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e Fiter Bajramit tha se myslimanët mbyllin agjërimin e muajit madhështor të ramazanit, duke theksuar se ky muaj është një ndër themelet e besimit islam. Ai deklaroi se, për shkak të pandemisë Covid-19, ky ramazan ka qenë ndryshe për besimtarët e besimit islam, e krejt kjo për shkak që ritet fetare nuk kanë mundur t’i kryejnë nëpër xhami. Tërnava bëri të ditur që për shkak të pandemisë, namazi i bajramit nuk do të falet në xhami. Me këtë rast ai i bëri thirrje të gjithë myslimanëve të respektojnë rregullat duke i shmangur edhe vizitat tradicionale që bëhen për këtë festë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …