Tetori muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit

Zyrtarja, nga Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Malishevës, Vera Bytyçi dhe përfaqësuesja e këshilltareve në Kuvendin Komunal të Malishevës, Hidajete Mazreku në bashkëpunim me grupin e grave kanë përpiluar planin e veprimit për mbajtjen e ligjëratave, me rastin e muajit te ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit te gjirit me moton “ZBULIMI I HERSHËM ËSHTË SHPETIM”. Ky aktivitet do të përfshijë të dyja gjinitë, me të vetmin qëllim që identifikim i kësaj sëmundje në fillesat e saj ndihmon në parandalim, pra informimi i të dy grupeve shoqërore është shpresë për të mos u prekur fare nga sëmundja e kancerit të gjirit. Në zbatimin e këtij plani të veprimit janë kyçur shumë grupe që nga institucionet komunale, shëndetësore, shoqëria civile dhe profesionistë të fushës mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …