Teuta Arifi i drejtohet Gruevskit: Mos luaj me zjarr se do të digjesh vet në të

Teuta Arifi i drejtohet Gruevskit: Mos luaj me zjarr se do të digjesh vet në të

Nënkryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot nga Tetova iu ka drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, në detyrë, Nikolla Gruevski, duke i kërkuar të  mos të luajë me zjarr se do të  digjet vet në të. Ky mesazh i Teuta Arifit u dha  pas kërcënimeve të Gruevskit i cili tha se Ballkanit i duhet vetëm një shkëndijë që të eksplodojë. Arifi tha se çdo kush duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj deklaratave të veta, çdo kush mund të tregohet i fuqishëm para mikrofonit, por trimëria  nuk është kjo, demokracia nuk është kjo, shumica kanë 67 deputetë në Kuvend  dhe kjo duhet të respektohet, sepse ashtu thonë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ky është proces i mbyllur për BDI-në, Saktësoi Teuta Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …