Ilir dhe Teuta Hoxha

Teuta Hoxha: Ky akt historik i Kosovës u arrit me luftën e bijve të shquar të saj, që krijuan dhe luftuan në UÇK

Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, popullin e Kosovës e ka uruar reja e Enver Hoxhës, udhëheqësit të lavdishëm të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Teuta Hoxha. Ajo ka thënë së se ky akt historik u arrit me luftën e bijve të shquar të saj, që krijuan dhe luftuan në UÇK. “Urime për të gjithë popullin e Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të Lirisë! Çlirimi i Kosovës, ky akt historik u arrit, në radhë të parë me gjak e sakrifica të shumta të popullit tim kosovar, me luftën e bijve të shquar të saj, që krijuan dhe luftuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë luftë të drejtë, ndërhyrja e fuqishme e trupave të NATO-s me në krye SHBA ku një rol të spikatur luajti Presidenti Bill Clinton, arriti t’i jepte fund gjenocidit të makinerisë ushtarake serbe dhe spastrimit etnik, si dhe i dhuroi qytetarëve të Kosovës lirinë e shumëpritur. Në këtë ditë të shënuar, homazh për sakrificën supreme të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në fushën e betejës”, ka shkruar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …