kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Analiza / Teuta Llalla-Kamberi: Nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve nuk është traditë e shqiptarëve

Teuta Llalla-Kamberi: Nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve nuk është traditë e shqiptarëve

Deri më sot, siç dihet publikisht, asgjë nuk është bërë për statutin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës së 2001’të edhe pse në Marrëveshjen e Ohrit është paraparë që brenda vitit 2004 të zgjidheshin këto çështje, si shumë çështje të tjera të dala nga ky dokument i garantuar nga Ndërkombëtarët.

Partia shqiptare, ajo që thirret në emër të Luftës së 2001 bart një lloj përgjegjësie për realizimin e statutit të dëshmorëve dhe të familjeve të tyre sepse gjatë çdo fushate parazgjedhore politikanët e tyre bërtasin për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por edhe pse ka vite në qeveri nuk e ve këtë ujë në zjarr, i harrojnë premtimet dhe kështu çdo gjë mbetet në vend, pa lëvizur, pa u realizuar. Gjatë qeverisjes 2008-2011, një ministër shqiptar çirrej në media se janë ngritur grupet e punës midis BDI dhe VMRO-DPMNE dhe shumë shpejtë problemi i statutit të familjeve të dëshmorëve do të zgjidhet, por që nga 2011, kanë kaluar dy vite dhe çdo gjë është heshtur, është harruar. Familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe të dëmtuarit e 2001 i ka kapur pesimizmi dhe nuk u besojnë më premtimeve boshe për zgjidhjen e çështjeve në fjalë. Pra, ka humbur shpresat tek këta njerëz.

Angazhimi i partive politike shqiptare i deritanishëm rreth kësaj çështje nuk ka qenë në nivelin e duhur, prandaj ekziston një pikëpyetje e madhe se me çfarë parrulle do ti kërkojë votat partia që çirret në emër të luftës së 2001 në zgjedhjet e ardhshme.

Mjerimit të tejskajshëm të familjeve të dëshmorëve i shtohet edhe përvetësimi i ndihmave që japin emigrantët tanë në Perëndim, ndihma të cilat në shumicën e rasteve nuk mbërrijnë në destinacionin e duhur, por në xhepat e atyre që bëjnë tregti me gjakun e dëshmorëve.

Nga viti 2005 e deri 2009 ish-kryetari i Komunës së Tetovës z.Hazbi Lika në heshtje ishte munduar t’ju lidhje një lloj pensioni mujor familjeve të dëshmorëve në shumën rreth 4.000 denar, por pas mbarimit të mandatit të tij për këtë çështje më nuk kujtohet askush.

Tallja me gjakun e dëshmorëve fillon që nga drejtuesit e shoqatave që thirren në emër të vlerave të luftës së 2001, dhe në veçanti nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës UÇK Fazlli Veliu i cili me rastin e çdo Bajrami u dërgon Fitrat në shumën e rreth 6.000 denar familjeve të dëshmorëve të luftës së 2001. Kjo lloj mënyre për të ndihmuar familjet dëshmorëve është nënçmim, përbuzje dhe qesharake sepse ata djem që dhanë gjakun në emër të çlirimit kombëtar nuk u radhitën në radhët e UÇK për Fitra, por për çlirim, demokraci dhe mirëqenie më të mirë për shqiptarët në Maqedoni. Tallja me gjakun e dëshmorëve dhe me figurën e tyre arrin kulmin kur kjo shoqatë që e drejton pensionisti politik Fazlli Veliu i shpall dëshmorët pa kritere ose edhe me baza ideologjie politike duke krijuar përçarje midis familjeve të dëshmorëve. Ne e lusim z.Veliu mos na i përçaj dëshmorët ashtu siç keni bërë përçarjen e ushtarëve të UÇK prej kaq vitesh.

Ka rreth 10 vite që një profesoreshë e universitetit të New Jorkit,  Vasiliki N., është marë me çështjen e shpalljes së dëshmorëve pa kriter nga Fazlli Veliu dhe është për të ardhur keq kur do të lexojmë librin e kësaj profesoreshe universitare se Fazli Veliu ka shpall dëshmorë për interesat e veta edhe ata njerëz që kurrë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK, me uniformë dhe betim solemn, por janë vrarë nga ndonjë plumb qorr apo edhe në aksidente automobilistike.  Në përfundim dua ti parashtroj disa pyetje zotit Fazli Veliut si kryetar i shoqatës së Veteranëve të Luftës-SHVL: Përse një shoqatë e veteranëve të luftës së 2001, ai e identifikon me një parti politike kur dihet botërisht se UÇK ishte jopartiake?

Përse shoqata që drejton e ka zyrën në selinë e një partie politike?

Çfarë u bë me të hollat që në vitet 2002-2003 ishin futur në Bankën greke ALPHA dhe disa muaj familjet e dëshmorëve i merrnin ndihmat me karta bankare rregullisht? Kur do të gëzojnë ish-ushtarët e UÇK dhe familjarët e tyre të drejtat të barabarta me Branitellat?

Kontrolloni gjithashtu

Flamuri Kombetar

Dilaver Goxhaj: 28-Nëntori -DITA E FLAMURIT

( Me rastin e 107-vjetorit të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar) Për çdo vit, porsa ...