Brickos

Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Thaçi: Dhuna në Kuvend e patolerueshme, të votohet demarkacioni, kemi humbur shumë më kauza të rrejshme

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi me atë të një postimi në rrjetin social i ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë së dhuna është e patolerueshme dhe e tmerrshme. Thaçi ka u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë sot demarkacionin, si pas tij mjaftë kemi humbur me kauza të rrejshme të cilat po i mbajnë qytetaret e izoluar.

“Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar”, ka shkruar kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …