Thaçi: Franca më rol kyç në procesin e zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi

Thaçi: Franca më rol kyç në procesin e zgjidhjes përfundimtare të paqes Kosovë – Serbi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Ai këto komente i bëri nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga kryetari Emmanuel Macron. “Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me kryetarin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …