Thaçi: Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale

Thaçi: Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, i cili po mbahet në bashkëorganizim të Kryetarit Borut Pahor të Sllovenisë dhe Kryetares Kolinda Grabar-Kitaroviç të Kroacisë. “Është e vërtetë që, në shikim të parë, rajoni i Ballkanit duket i trazuar. Kriza politike janë parë në të gjitha vendet e rajonit. Por, në të njëjtën kohë, kemi parë fillim të zgjidhjes së këtyre krizave. E rëndësishme është se në të gjitha këto procese, ngadhënjyese po dalin opsionet e orientimit pro-perëndimor, pro NATO-s dhe pro BE-së. Në këtë unë shoh një momentum të ri në rajon, të stabilizimit politik e veçanërisht të konfirmimit të orientimit euro-atlantik të rajonit”, ja thënë Thaçi. Ai tha se është qenësore që kërkesa e Ballkanit për afrim me NATO-në dhe BE-në, të marrë përgjigje konkrete, pozitive, nga Brukseli. “Më saktësisht, kërkojmë dialog strategjik me Brukselin. Brukseli duhet të shikojë shtetet e Ballkanit Perëndimor nga prizmi gjeo-strategjik”, theksoi  Thaçi. Ai më tej tha se vendet e Ballkanit duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen qoftë për të hyrë në NATO, qoftë për të hyrë në Bashkimin Evropian. “Në këtë aspekt ne nuk kërkojmë favore nga BE-ja”, tha Thaçi. “Jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende as nuk e kemi marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, shtoi kryetarii. “Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale dhe pesë shtete anëtare të BE-se ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …