Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova ka shënuar progres gjatë këtyre 9 viteve

Kryetari i  vendit, Hashim Thaçi, me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka thënë se Kosova në këta nëntë vjet ka shënuar progres të jashtëzakonshëm. Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Kosova si shtet ka arritur t’i ruajë raportet speciale me ShBA-në dhe duke avancuar raportet me BE-në, por megjithatë, ka kritika për BE-në sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit tonë. Më tej ai ka paralajmëruar se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO. Thaçi i ka ftuar të gjitha palët, pozitë dhe opozitë, të ngrihen mbi interesat individuale e partiake dhe të jenë në shërbim të interesit të shtetit.  Ai ka bërë me dije se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është e saktë, e drejtë, e qartë dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar.

 Po ashtu ai ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, në mënyrë që të kemi fqinjësi të mirë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore. Duke folur rreth idesë për zgjedhje të parakohshme, Thaçi ka thënë se në këtë drejtim janë dy mundësi: E para, nëse partnerët e koalicionit e humbin shumicën në Kuvend dhe, e dyta, nëse ndodh marrëveshje në mes spektrit politik. Sa i përket reformës zgjedhore, thotë se e ka përmbyllur atë dhe shumë shpejt pritet t’i dërgohet Kuvendit. Ai tha se kryetari Kosovës tani e tutje duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Kurse sa i përket Gjykatës Speciale, Thaçi është shprehur se kjo gjykatë nuk do ta destabilizojë shtetin, por do t’i ndihmojë drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …