Thaçi nga Haga: “Kosova ka nevojë për konsensus, jo për kriza të pafundme politike”

Në një pjesë të papublikuar më herët nga intervista e tij në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për zhvillimet politike në vend, duke kërkuar më shumë konsensus institucional dhe ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Gazetari Blendi Fevziu bëri të ditur se disa pjesë të intervistës nuk ishin transmetuar fillimisht, pasi ishin realizuar muaj më parë dhe ishin konsideruar jashtë aktualitetit. Megjithatë, për shkak të interesimit publik, ato janë publikuar të plota. I pyetur për mundësinë e krijimit të një shumice të re nga partitë opozitare, Thaçi zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt situatën politike, duke u përgjigjur shkurt: “Nuk kam koment”. Ndërsa lidhur me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit, ai tha se vendi ka nevojë për një marrëveshje sa më të gjerë politike dhe për stabilitet institucional. “Do të duhej të ndodhte një konsensus sa më i gjerë politik. Shoqëria jonë ka plot gra dhe burra të çmuar me dinjitet dhe integritet. Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, përndryshe vendi do të vazhdojë të përballet me kriza politike”, deklaroi ai.  “Kosova dhe Shqipëria janë ndër vendet e fundit në rajon ku presidenti vazhdon të zgjidhet nga parlamenti”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …