Thaçi: Shtetet anëtare të BE-së të jenë më unike dhe më të qarta në proces e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Thaçi: Shtetet anëtare të BE-së të jenë më unike dhe më të qarta në proces e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari Thaçi, ka takuar sot ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të ndarë me ta opinionet nga takimi i Berlinit dhe pritjet për takimin që do të mbahet në Paris. Ai u shpreh se e ka mirëpritur kthimin e vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për takimin e Berlinit, kreu i shtetit theksoi se “takimi i Berlinit as nuk mbylli dhe as nuk hapi ndonjë ide apo koncept për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”. Thaçi mirëpriti edhe kërkesën që të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kërkim të një marrëveshjeje paqësore, që për Kosovën duhet të jetë marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese, që sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, shtetet perëndimore në përgjithësi, të jenë më unike dhe më të qarta në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …