Samiti i Berlinit kundër shkëmbimit të territoreve, por autonomi të plotë për veriun e Kosovës

Thaçi thekson se Kosova është shtet i pavarur, Vuqiç equan pjesë të Serbisë

Kryetari, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë kanë shfaqur qëndrime të kundërta për Kosovën gjatë paraqitjes së tyre në një panel në Bratisllavë. Gjatë fjalës para të pranishmëve,kryetari Hashim Thaçi ka përkujtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe që synon të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë përfshirë edhe njohjen reciproke por është Beogradi zyrtar që nuk dialogun. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se pa u hequr taksa nuk do të ketë vazhdim të dialogut. Ai ka shtuar më tutje se sipas Kushtetutës së Serbisë, Kosova është pjesë e saj dhe derisa gjysma e botës e njeh Kosovën gjysma tjetër nuk e njeh atë si shtet. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksoi më tutje se institucionet e Kosovës kanë për obligim që ta krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe ndërsa kryetari, Hashim Thaçi kareaguar duke thënë se Asociacioni do të bëhet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …