The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”, kështu e nis e famshmja britanike “The Economist” artikullin kushtuar Shqipërisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, një vend i cili është përballur me ndryshime të rëndësishme vitet e fundit. Teksa bën një përshkrim të jetës personale të liderit shqiptar me stilin e tij të veçantë, si një ish-basketbollist dhe artist modern, fokusin e vendos tek zgjedhjet e bujshme të 14 maj ku PS-ja fitoi 53 bashki. “The Economist” bën edhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, duke e konsideruar fitues sërish Edi Ramën, në një mandat të katërt. Ndër të tjera sipas tyre Rama ka shprehur se po modelon partinë e tij socialiste sipas Laburistëve të Rinj të Britanisë, duke marrë këshilla nga specialistë, për të cilat do të shërbejnë në modernizim. “Në pushtet që nga viti 2013, Rama është tashmë kreu më i vjetër aktual i një qeverie në Ballkan”, kështu e konsideron e famshmja britanike kryeministrin, teksa thekson se dikur një nga vendet më të errëta në Europë sot shihet si një ndriçim për Ballkanin.  “Tani e tutje, ai mund të krenohet se është një yll i Ballkanit, edhe një ndikim qetësues në një rajon ende të brishtë: dëshmitar i trazirave fqinje në Kosovë, ku pakica serbe po rebelohet kundër shumicës etnike shqiptare”, vijon më tej shkrimi. Teksa rendisin arritjet e Shqipërisë postkomuniste, tashmë e konsiderojnë kryeqytetin si të panjohur krahasuar me tre dekada më parë, kjo për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm. Tashmë Tirana është një qytet me mbi 700 mijë makina në qarkullim, kur shumë vite më parë kishte vetëm 6 mijë të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …