Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit i kushtohet 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

Thirrjeve globale për fuqizimin ekonomik të grave i është bashkuar edhe Kosova

Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fuqizimin ekonomik të grave i është bashkuar edhe Kosova. Gjatë nënshkrimit të deklaratës zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, ministrja e Punëve të Jashtme, Melisa Haradinaj-Stublla tha se edhe Kosova përkrah këtë nismë dhe do të jap kontributin e saj. “Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e MPJD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …