Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Kryetari i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunjog, ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës janë miratuar disa ligje që kanë të bëjnë më sistemin e drejtësisë. Szunyog ka përmendur  ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e Ri për Procedurën Penale. Megjithatë kreu i Zyrës së BE-së nuk ka përmendur fare që ka kaluar në lexim të parë edhe projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligj për të cilin ka abstenuar opozita dhe disa deputetë të pozitës përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Jam i lumtur të shoh që në dy javët e fundit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit në BE, përfshirë ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, dhe Kodin e Ri të Procedurës Penale”, ka shkruar Sunjog.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …