Tomë Gashi

Tomë Gashi: Gjykata Speciale është Gjykatë raciste dhe është formuar për t’i gjykuar vetëm shqiptarët

Avokati i mirënjohur dhe mbrojtësi i vlerave të luftës së UÇK-së,  Tomë Gashi, ka thënë se në mesin të akuzuarve nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së  pritet të ketë edhe politikanë të njohur në vend. Në momentin kur këto akuza do të bëhen publike, do të priten edhe turbullira  të ndryshme politike dhe shoqërore. Nëse zyrtarë të lartë të partive, të figurave politike apo ata që e mbajnë pushtetin në Kosovë, do të akuzohen nga Gjykata Speciale, me siguri që do të thotë ndryshime politike. Gjykata Speciale është Gjykatë raciste dhe është formuar për t’i gjykuar vetëm shqiptarët. Një shtet multi-etnik,ka votuar   për gjykimin e pjesëtarëve të vetëm një nacionaliteti, pra vetëm shqiptarëve, ky është një veprim katastrofal. Numri i akuzave nuk do të dihet kurrë derisa të vijë koha që Gjykata Speciale të mbyllet, ka përfunduar, avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Alarm për arsimin në Kosovë: Mbyllja e shkollave sinjal i krizës demografike

Mbyllja e shkollave të arsimit të obligueshëm me numër të vogël nxënësish po shndërrohet në …