Sot janë shënuar 19 raste të vdekjeve, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 1.269 të tjerë janë shëruar

Toosi: Kosova sillet sikur një shtet pa COVID-19 edhe pse është dërmuar nga pandemia

Gazetarja e mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi ka shkruar se gjendja në Kosovë nga pandemia është shumë e rënduar ndonësi nuk paraqitet si e tillë. Duke u thirr në një kabllogram të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ajo ka shkruar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në këtë dokument ka deklaruar se ambasada në Prishtinë është “në pikën kritike”. Sipas kabllogramit, të shpalosur nga gazetarja Nahai Toosi, rreth 20 për qind të punonjësve të kësaj ambasade kanë qenë të infektuar me COVID-19, shumica staf lokal. Aty është thënë se “ky është indikacion për humbjen e kontrollit të sëmundjes në Kosovë”. “Kosova sillet sikur një shtet pa COVID-19… Por Kosova është një shtet i rrënuar nga pandemia… në SHBA, nëse nuk bartni maskat në publik ju mund të përfundoni në një video virale; në Kosovë më shumë ka gjasa të bëheni trend në rrjetet sociale sepse po mbani maskë, ka shkruar mes tjerash në twiter gazetarja e mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …