Topi: Duhet të ketë bashkëpunim më të madh rajonal dhe koordinim më të mirë mes Kosovës e Shqipërisë

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim, ish kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topi dhe ish kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiq. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Topi ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal e koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka thënë se Kosova duhet të ketë angazhim të shtuar në rrafshin ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, Serbia është duke vazhduar me fushatat lobuese për çnjohje të Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti, i ka falënderuar dy ish-liderët për përkrahjen për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …