Sadik Halitjaha: Shefki Muqa, kontribuoi, ideoi dhe veproi gjatë me mundim e sakrifica të shumta për ta organizuar Kryengritjen

Sadik Halitjaha: Shefki Muqa, kontribuoi, ideoi dhe veproi gjatë me mundim e sakrifica të shumta për ta organizuar Kryengritjen

Jemi tubuar sot këtu, në këtë mbledhje komemorative me rastin e ndarjes fizike nga patrioti i madh, profesori e i burgosuri politik, pedagogu i çështjes kombëtare atdhetare, i cili pa pushuar kurrë, të gjithë jetën e tij, me devotshmëri ia kushtoi Atdheut.

Shefki Muqa  ishte shumë herë i burgosur si veprimtar i pa lodhshëm  i organizatave të  fshehta kombëtare, njeriu që kontribuoi, ideoi dhe veproi gjatë me mundim e sakrifica të shumta për ta organizuar Kryengritjen, luftën për liri!

Ishte ndër luftëtarët e parë që e nisi luftën në Therandë! Ishte këshilluesi  dhe bashkëpunuesi më i mirë për Komandën në Budakovë në batalionin e dytë të brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut. Me armen e vetë personale bashkë me Dritonin djalin e tij, ndër të parët filluan luftën!

Shefkiu vullnetarisht kërkoi të sistemohej në Maqitevë në Kompaninë e tretë te komandant Halil Krasniqi!

Me skuadrën e tij  te Guri i Dollocit (Diellori) vranë  një oficer dhe dy ushtar armiq.

Njeriu në moshë afër të 60-ve, vullnetarisht kërkonte të ishte në pikat ma të rrezikshme përball armikut!

Maqiteva u  granatoj 52 ditë me radhë!

Ne  armikut i rrëzuam Helikopterin e milicisë te Guri i Kuq,  po ashtu i morëm pozicionet në Rrakopeq, flamurin dhe municionet!

Ky luftëtar trim i pa epur, qetësinë dhe kënaqësinë shpirtërore e kishte me niësinë speciale ku kaloj kohën më të madhe me luftëtarët e kësaj njësie me komandant Xhafer Gashin!

Shefki ishte njeri shumë dimensional dhe e karakterizonin këto virtyte, trimëria, sinqeriteti, drejtësia, ekspresiviteti, koherenca. Ishte i afërt me bashkëmendimtarët e i ashpër me kundërshtarët, i pa kompromis me armiqtë dhe tradhtarët!

Shefkiu ishe simbol për ne që ishim të rreshtuar në kolonën e madhe kombëtare.

Ishe i veçantë,  ti i kalove përmasat e  Therandës e të Kosovës! Ishe dhe do të jesh i gjithë kombit!

Krenarë që të patëm bashkëveprimtarë, bashkëluftëtar, ty o Çlirimtar!

Përherë në veprim për Atdheun, i madhi Shefki Muqa!

Lavdi

Kjo foto u bë me rastin e shpalosjes së pllakës në vendqëndrimin e luftëtarëve në Dardhishtë të Therandës në Shtëpinë e Xhafer Gashit! 

 

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …