Tre javë heshtje politike, liderët takohen vetëm pak ditë para konstituimit të Kuvendit

Pas tri javësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, liderët e partive kryesore politike në Kosovë do të ulen më në fund në një takim për të diskutuar përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit, duke nxjerrë në pah mungesën e koordinimit dhe të vullnetit politik për tejkalimin e ngërçit institucional. Takimi është caktuar të mbahet të premten, në orën 11:00, dhe do të fokusohet në organizimin e seancës së parë të legjislaturës së XI-të, e cila është planifikuar për më 6 gusht. Në këtë seancë pritet të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve, betimi i tyre, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas njoftimit të Kuvendit, qëllimi i takimit është koordinimi i procedurave për zhvillimin e rregullt të seancës konstituive. Raportimet kanë bërë të ditur se kishte pasur përpjekje për një afrim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por ato u ndërprenë për shkak të mospajtimeve të brendshme në LDK. Ndërkohë, AAK vazhdon të mbetet e palëkundur në kërkesën për zbatimin e planit të saj gjashtëpikësh, duke e kushtëzuar çdo bashkëpunim politik me pranimin e këtij propozimi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së – Dega Viti falënderon publikisht Banjën “Nëna Naile” në Kllokot

 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti, ka shprehur falënderim publik për …