Airport Adem Jashari
kek
MIT
Fillimi / Kultura / Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, TV-Dielli
Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, TV-Dielli

Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, TV-Dielli

Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, Televizioni “Dielli”, projekt i Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi.  Ideja e projektit është përkrahur nga disa ish të burgosur politikë, të cilët kishin grumbulluar të hollat  e zhdëmtimit për vitet e burgut dhe me to kishin filluar realizimin e projektit.  Pasi ndërkohë, Demaçi ishte sëmurë, punën e kishin vazhduar tre ish të burgosur politikë, përkrahës të projektit, me qëllim që ideja e Demaçit për një televizion ndryshe, me përmbajtje  kombëtare, arsimore, edukative e kulturore  të marrë rrugë dhe të mos ndalojë. Pavarësisht mungesës së përkrahjes dhe pranimit me rezervë të kësaj platforme të veçantë programore, TV-Dielli po mbijeton falë një pjese të stafit të Radios-Kosova e Lirë, i cili punon gratis, me qëllim që ky televizion ta vazhdojë transmetimin, me një platformë të veçantë, në kushte dhe rrethana, po kështu të veçanta.

Duke folur lidhur me TV-Dielli, kryeredaktori, Ahmet Qeriqi,  thotë se  Programi i TV-Diellit ka shumë specifika dhe veçanti të cilat nuk janë shumë të pranishme në televizionet e tjera. Tërësia e këtij programi është me përmbajtje kombëtare, dhe para së gjithash ka  karakter informativ, arsimor, shoqëror e kulturor. E veçanta e këtij mediumi ka qenë dhe po mbetet  përpjekja për të paraqitur para shikuesve shqiptarë një alternativë ndryshe në qasjen e problematikës së përgjithshme shoqërore, mbarëkombëtare, një program kryesisht arsimor, edukativ, kombëtar me qëllim të unifikimit të tërë trashëgimisë sonë  historike dhe gjeografike të  sinkronisë dhe diakronisë shqiptare.

Ndër të veçantat e programit  janë:

Emisioni ditor me filma dokumentar për dëshmorët e kombit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Emisioni dokumentar ditor  për jetën dhe veprën e personaliteteve kombëtare, – histori, kulturë, arsim, shkencë, etj.

Kalendari kombëtar, emision ditor me të dhëna shkencore  lidhur me ngjarjet kryesore të  historisë kombëtare nga antikiteti deri në ditët tona.

Spote ditore-qytetet shqiptare…

T’ i njohim popujt e botës, emision javor, i vetmi i kësaj natyre nga të gjitha mediet, ku shikuesit i ofrohet një program arsimor i përgatitur me të dhëna nga gjeografia, historia, kultura, muzika e popujve të caktuar. Deri tani kemi realizuar rreth 50 emisione, me një orë program komplet.

Filmi artistik shqiptar. Filmat e Kino-studios Shqipëria e Re”, të cilët i kemi blerë nga arkivi dhe i transmetojmë me leje valide.

Dy programe informative me lajmet kryesore të ditës. Në gjendjen të cilën ndodhet TV-Dielli, aktualisht   nuk i ka mundësitë financiare për ta kompletuar stafin e informimit.

Programi ditor i muzikës folklorike dhe popullore.

Intervista javore me drejtues institucionesh…

Bisedë në studio. Emision javor  me personalitete, të burgosur politikë, veteranë e invalidë të luftës, familjarë dëshmorësh, veteranë të arsimit, kulturës etj.

Programe të veçanta muzikore, me këngëtarë të njohur, nergut për TV-Diellin.

Muzikë e zgjedhur e trevave shqiptare, veçmas të muzikës arvanitase dhe arbëreshe.

Tri vite të transmetimit të programit të TV-diellit, pranimi mjaft i mirë i shikuesve, të të gjitha moshave, bën që t’i vazhdojmë përpjekjet tona tani për tani modeste, që me kohë t’i pasurojmë përmbajtjet, t i thellojmë ato dhe të japim një kontribut sa më të madh në bashkimin e kombit e të atdheut. Stafi i TV-Diellit  do të bëjë përpjekje të realizojë synimet e veta në drejtim të integrimit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj viziton FSK-në në prag të 1 vjetorit të miratimit të tri ligjeve që kësaj force i dhanë mandat ushtarak

Haradinaj viziton FSK-në në prag të 1 vjetorit të miratimit të tri ligjeve që kësaj force i dhanë mandat ushtarak

Nesër do të shënohet një vjetori i miratimit të tri ligjeve për ushtrinë: për Forcën ...