Trump: Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me guximin për nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA

Trump: Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me guximin për nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të shkuar më 4 shtator në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen e arritur. Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre – nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik. “Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”. “Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …