KEK
Fillimi / Lajmet / Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj
Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj

Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj

Policia e Kosovës së shpejti mund të hidhet në protestë, nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro më shumë në muaj për shërbim gjatë pandemisë. Paralajmërimi vjen nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Nëse nuk ka përgjigje qeveria deri me datë 15 shtator, ne me 16 shtator do ta mbajmë një takim, Këshilli i Përgjithshëm dhe do të vendosim për hapin e protestës”, shprehet Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë Qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte vendosur që gjatë pandemisë, për shkak të shërbimit më të gjatë në detyrë, krahas stafit mjekësor, në pakon e pagesës shtesë, ta përfshijë edhe policinë. Ndërkohë, Qeveria Hoti e ka shfuqizuar këtë vendim, që sipas drejtuesve të Sindikatës është bërë pa ndonjë shpjegim.

Kontrolloni gjithashtu

Programi i USAID-it për fuqizimin e drejtësisë e shpall Gjykatën Themelore në Prishtinë më transparenten në Kosovë

Programi i USAID-it për drejtësi e shpall Gjykatën Themelore në Prishtinë më transparenten në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur Gjykata më transparente në Kosovë, nga programi i USAID-it ...