Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

U lirua nga arresti, Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili qe një vit po mbahej në burg, në Serbi

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot. Lajmin  e ka konfirmuar vëllai i tij. Ai ka thënë se janë duke shkuar rrugës për ta marrë atë. Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024. Më 6 Janar 2024,  kishte dalë  para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024. Ndërsa me datë 10.01.2024, Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …