Albin Kurti, Elbert Krasniqi e disa kryetarëve të komunave, diskutuan për regjistrimin e popullsisë dhe problemit me qentë endacakë

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua lidhur me situatën e sigurisë në vend

Me ftesë të kryeministrit, Kurti, sot  u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim. Përveç të tjerash, në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion. Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar, por edhe kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat e tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Do të shtohen përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik, thuhet në njoftim

Kontrolloni gjithashtu

Njëmbëdhjetë vjet pa Shaban Shalën, veprimtarin, luftëtarin, eprorin e lartë të UÇK-TMK-së

Më 5 janar të vitit 2012 ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major

Më 5 janar të vitit 2012  ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror …