U mbajt Orë letrare në shënim të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të komunës s Vitisë, posaçërisht sektorit për kulturë, është mbajtur ora letrare e nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”. Nxënësit pjesëmarrës të kësaj ore letrare, i përshëndetën drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini dhe drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” Mustafë Tafa. Në këtë ngjarje kulturore, nxënësit u paraqitën me poezi dhe ese, ndërkohë që u vlerësuan nga juria e përbërë nga profesorë të kësaj shkolle. Si poezi më e mirë, u vlerësua ajo nxënëses Shkurte Sylejmani, që iu kushtua luftëtarit të Koshares. Ndërkaq eseja më e mirë ajo e Rina Ahmetit, kushtuar bulizmit. Juria ka vlerësuar gjithashtu edhe esen e shkruar në gjuhën angleze të Erza Shabanit. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithashtu ka nderuar me mirënjohje gjithë nxënësit pjesmarrës të kësaj Ore Letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …