U pëurua libri “Feniksët e lirisë-17”, ku janë përfshirë biografitë edhe të 78-të dëshmorëve të tri ushtrive tona çlirimtare

U pëurua libri “Feniksët e lirisë-17”, ku janë përfshirë biografitë edhe të 78-të dëshmorëve të tri ushtrive tona çlirimtare

Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” përuroi monografinë, “Feniksët e lirisë-17”, ku janë përfshirë biografitë edhe të  78-të dëshmorëve të tri ushtrive tona çlirimtare. Monografia përurua në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Në fjalën e tij gjatë përurimit, redaktori, Ahmet Qeriqi, mes tjerash ta se Redaksia, “Dëshmorët e UÇK-së” pavarësisht vështirësive nuk do ta ndërpresë punën, në realizimin e projektit, por tani e tutje do të angazhohet duke u mbështetur në punën gratis të atyre veprimtarëve e gazetarëve, sidomos familjarë të dëshmorëve, të cilët në të ardhmen, me të dhënat që do të prezantojnë duke u mbështetur në  pyetësorin e  Redaksisë  do ta ndihmojnë realizmin e këtij projekti.  Obligimin të cilin e kanë marrë përsipër anëtarët e Redaksisë, do të bëjnë përpjekje ta kryejnë, për hir të gjakut të derdhur për liri, për hir të familjeve të dëshmorëve dhe për hir të historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në këto vëllime rrëfehet me besnikëri, saktësi e realizëm, pa teprime e hiperbolizime. Biografitë e dëshmorëve të prezantuara në vëllimet e librit, “Feniksët e lirisë” janë hartuar me përgjegjësi, sepse mbështeten në burimet e dorës së parë, në të dhënat e bashkëluftëtarëve dhe familjeve të tyre. Ahmet Qeriqi

Veteranja e luftës së UÇK-së, profesoresha e gjuhës shqipe, Elmije Plakiqi foli për papërgjegjësinë e zyrtarëve lidhur me vlerat e luftës. Ajo kërkoi që të zbardhet sa më shumë lufta e UÇK-së, biografitë e dëshmorëve dhe tërë historia jonë e rezistencës, e cila me luftën e UÇK-së bëri një kthesë të madhe në rrugë për realizimin  e programit kombëtar për bashkimin e shqiptarëve.

Një fjalë rasti e paraqiti para të pranishmëve edhe kolenel Dilaver Goxhai, anëtar i Redaksisë i cili kritikoi institucionet e vendit për shkak të anashkalimit të financimit të këtij projekti, edhe pse ishin obliguar me nënshkrimet e tyre  me rastin e themelimit të Redaksisë. Ai pati vërejtje edhe lidhur me mos marrjen pjesë në përurimin e këtij libri  të zyrtarëve të Qeverisë dhe të komandantëve të luftës.

Gazetari i luftës, shkrimtari e publicisti, Martin Çuni në fjalën e tij kërkoi nga institucionet e vendit të jenë më të përgjegjshënm në ruajtjen e vlerave të luftës dhe të mos lejojnë të shtrihet pluhuri i harresës, ashtu sikur ka ndodhur jo vetëm njëherë në të kaluarën.

Në fund, anëtari i redaksisë, Hajrush Kurtaj dhe veteranja e UÇK-së Elmije Plakiqi, familjarëve të dëshmorëve të prezantuar në vëllimin Feniksët e lirisë 17 u shpërndanë nga një libër.

Përurimi i monografisë "Feniksët e Lirisë – 17"

Gepostet von Radio Kosova e Lire am Freitag, 20. Dezember 2019

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …