Brickos

Udhëheqësit e G7-ës takohen për të diskutuar për pandeminë dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Udhëheqësit e G7-ës takohen për të diskutuar për pandeminë dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Më 19 shkurt udhëheqësit e G7-ës do të takohen për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Kjo do të jetë hera e parë që kryetari amerikan, Joe Biden, do të takohet me liderët e grupit të vendeve më të fuqishme të botës. Ai e mori detyrën e presidentit më 20 janar. Biden do të fokusohet në vërejtjet e tij në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në nivel global, tha Shtëpia e Bardhë. Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar zyra e tij, duke thënë se temë kryesore do të jetë shpërndarja e barabartë e vaksinave në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se një politikë “unë e para” ndaj vaksinave, nga ana e vendeve të pasura, mund të lërë vendet e varfëra në rrezik të mungesës së vaksinave. Sipas OBSH-së kjo politikë mund të mundësojë përhapjen e koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …