Gruri

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar në Stamboll marrëveshjen që do të lejojë eksportin e grurit nga portet në Detin e Zi

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen që do të lejojë eksportin e grurit nga portet në Detin e Zi. Marrëveshja u firmos nga delegacionet e të dy vendeve në Stamboll këtë të premte, pas muajsh negociata të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas marrëveshjes, Ukraina do të rifillojë të eksportojë grurin, diçka që deri tani nuk ishte lejuar ta bënte nga ushtria ruse, që ka pushtuar vendin prej datës 24 shkurt. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 milionë tonë grurë kishin mbetur të bllokuara në Ukrainë, ndërkohë që sezoni i korrjeve është në pikun e tij. Kryetari turk, Recep Tajip Erdogan, tha se marrëveshja do të shmangë rrezikun e urisë. “Miliona njerëz do të lehtësohen nga rreziku i urisë”, tha Erdogan. “Në ditët e ardhshme, do të nisë edhe kalimi i anijeve dhe shumë shtete do të mund të marrin frymë lirisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …