Aleksandar Vuciq

Me ultimatum drejtuar Qeverisë së Kosovës përfundoi takimi i Vuçiqit, me deputetët e Listës Serbe

Me ultimatume drejtuar Qeverisë së Kosovës  ka përfunduar takimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, me deputetët et Listës Serbe. Takimi u mbajt pas mosmarrëveshjeve të fundit që ndodhën brenda këtij subjekti politik. Në këtë takim, pjesë e së cilës ishin edhe ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, Listës Serbe iu kërkua që deri më 31 dhjetor të këtij viti, t’i tërheqë të gjitha vendimet të cilat ajo i konsideron si të dëmshme dhe kundër interesave të Serbisë. Në mesin e kërkesave ishte edhe kthimi i ish-ministrit Lubomir Mariq në postin ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe tërheqjen nga kjo pozitë të ministres së re, Mirjena Jevtiq. Nga ky takim qeveria serbe doli edhe me një ultimatum. Nëse brenda disa javëve nuk bëhen hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sipas Marko Gjuriq, këtë do ta bëjnë vetë serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …