UNICEF: Më shumë se 12. 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2018

UNICEF: Më shumë se 12. 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2018

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, në raportin e fundit lidhur me vrasjen e fëmijëve në botë, ka bërë të ditur se më shumë se 12. 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit, gjatë  vitit 2018, duke shënuar kështu numrin më të madh të të vdekurve prej kur OKB-ja ka nisur të analizojë të dhënat. “Në vetëm dy javë, liderët që do të takohen në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, do të festojnë 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”. Sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare, një në katër fëmijë jeton në shtetet e prekura nga konflikti apo katastrofat tjera. “Më 2018, rreth 31 milionë fëmijë janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, duke përfshirë 13 milionë refugjatë dhe më shumë se 17 milionë brenda shtetit të tyre”, ka raportuar OKB-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …