mbpzhr 2018
kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Institucionet / Universiteti Veror Ndërkombëtar përkrahet nga MKRS-ja

Universiteti Veror Ndërkombëtar përkrahet nga MKRS-ja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë sot në hapjen e edicionit të 19-të të Universitetit Veror Prishtinës. Me hapjen e këtij edicioni, mes Ministrisë dhe Universitetit “Hasan Prishtina” u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes së Universitetit në organizimin e Universitetit Veror Ndërkombëtar. Ministri Gashi në emër të Qeverisë së Kosovës përshëndeti tubimin e hapjes së Universitetit Veror të Prishtinës.

“Edhe me këtë edicion ndërkombëtar dhe me programin e tij shumë të avancuar akademik, Universiteti i Prishtinës, po e vazhdon traditën e hapjes ndaj arritjeve dhe vizioneve më bashkëkohore të dijeve akademike, universitare në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ministri Gashi. Ai gjithashtu tha se përmes Universitetit Veror Ndërkombëtar, jo vetëm Universiteti Prishtinës, por Kosova mbarë është e vendosur që urat e bashkëpunimit universitar, akademik, shkencor ndërkombëtar, në fushën e kërkimeve, në vazhdimësi, t’i zgjerojmë me përmbajtje të reja.

“Njerëzit e ditur, me dije universitare siç dëshmon edhe Universiteti Veror i Prishtinës, janë lajmëtarët dhe farkëtarët e kësaj bote të re, e botës prosperuese. Mbi këtë filozofi të ideve dhe të dijes universitare, institucionet e Qeverisë së Kosovës, janë të vendosura që edhe përmes integrimit të dijeve shkencore në nivel ndërkombëtar të korrespondojmë me arritjet më bashkëkohore të dijes universale”, tha ndër të tjera Gashi.

Ministri theksoi se Institucionet e Republikës së Kosovës i kushtojnë vëmendje të veçantë procesit të arsimit dhe edukimit për të krijuar breza elitar.

“Miqtë tanë ndërkombëtar, profesorë dhe student nga universitetet botërore, do të kenë mundësi që edhe përmes edicionit të 19-të të Universitetit Veror dhe mikpritjes në Kosovë të njihen me arritjet jo vetëm universitare por edhe ato sociale, ekonomike e kulturore të Kosovës”, tha po ashtu ministri Gashi.

Ndërkaq për sa i përket nënshkrimit të memorandumit, ministri tha: “Pavarësisht se si Ministri nuk e mbulojmë pjesën e menaxhimit të fushës së arsimit, në rrafshin e bashkëpunimit kulturor dhe rinor kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi gjithmonë të gatshëm dhe në këtë aspekt po mundohemi të jemi të pranishëm çdo kund me aktivitetet tona”.

Duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, ministri  foli edhe për çështjen e Fakultetit të Arteve dhe bëri me dije synimet për ndërtimin e objektit të Teatrit, Operës dhe Baletit. Ai sqaroi se do të jetë një kompleks i Fakultetit të Arteve dhe sallës së Teatrit, Operës dhe Baletit për të cilin nuk do të mungojë përkrahja e Ministrisë.

Nga ana tjetër, rektori Mariam Dema, u shpreh gjithashtu i kënaqur me nënshkrimin e memorandumit dhe falënderoi ministrin për përkrahjen e dhënë duke thënë se pret që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Punëtorëve të mirëmbajtjes së ambientit në Komunën e Malishevës, ju vazhdohet kontrata edhe për gjashtë muaj

Në mënyrë solemne, në ambientet e njësisë së kompanisë për menaxhimin e mbeturinave, “Ekoregjioni” në ...