Fatmir Graiçevci

Urime 23 vjetorin e kurorëzimit të luftës së shumë gjeneratave për çlirim të finalizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Është shqetësuese vetëdija e një kategorie të shoqërisë sonë sipas se cilës gjithçka fillon me ta!!! Vetëdije sipas se cilës, para tyre nuk ka pas as atdhetarizëm, as përparim e zhvillim ekonomik por vetëm degradim e shkatërrim! Janë këta mohuesit e historisë, mohuesit e çdo përparimi para tyre. Janë këta që vazhdojnë të besojnë se para tyre s’ka pasur asnjë grimë dashuri për komb e vatan, liri e humanizëm!!!

Por pavarësisht kësaj mendësie dhe ushqyesit e përhapësve të kësaj propagande nihiliste, janë të shumtë brezat qe kanë dhënë mundin, djersen, gjakun e jetën që ne sot të frymojmë lirshëm, deshtën apo nuk deshtën ta pranojnë mohuesit!

Shtetndërtimi i ngjason ndërtimit të shtëpisë. Nuk mund të ndërtosh pullaze pa ndërtuar themele e mure të forta sikur që nuk mund të kenë jetë të gjatë as themelet e muret pa një kulm të mirë e të qëndrueshëm që ndalon rrebeshet e stuhive për ta përmbytur e shembur përdhè më pastaj ngrehinën e ndërtuar për gjatë një shekulli!

Dëshmorët na bënë me shtëpi, me themele, mure e kulm të fortë. Pse nuk u rregullua më mirë dhe rehatshëm nga brenda, më së paku kanë të drejt të qortojnë ata që nuk e vunë asnjë tullë e asnjë tjegull në këtë ngrehinë por gjatë gjithë kohës bën sehir!!!

Të paçim Kosovë ashtu sikur të deshtën heronjtë dhe dëshmorët tu, dhe të bashkuar me Shqipërinë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …